Testi Bechdel i njohur gjithashtu si testi Bechdel–Wallace është matës i përfaqësimit të grave në krijimtari kulturore. Testi mat tek veprat e ndryshme nëse dy gra apo më shumë flasin me njëra-tjetrën për ndonjë temë tjetër përveç burrave.
Sipas të dhënave, vetëm gjysma e të gjithë filmave i plotësojnë këto kritere, pra personazhet e tyre gra flasin për tema të tjera dhe jo për burra. Kalimi ose dështimi i testit nuk është domosdoshmërisht tregues se sa mirë përfaqësohen gratë në ndonjë vepër specifike.
Testi përdoret si tregues i pranisë aktive të grave në të gjithë fushën e filmit dhe krijimtarive të tjera, si dhe e vë theksin te pabarazia gjinore në vepra të ndryshme.
Studimet e medias thonë se filmat që kalojnë testin performojnë më mirë financiarisht sesa ata që nuk e kalojnë.
Testi është emëruar pas karikaturistes amerikane Alison Bechdel. Bechdel-i ia njihte meritat për idenë shoqes së saj Liz Wallace dhe shkrimeve të Virginia Woolf-it. Pasi testi u diskutua më gjerësisht në vitet 2000, u shfaqën një numër variantesh dhe teste të frymëzuara prej tij.
Add Comment