“Misbehaviour” (Sjellje e keqe) është film i zhanrit dramë-komedi i vitit 2020 i realizuar nga regjisorja angleze Philippa Lowthorpe. Filmi e pati premierën në Britani të Madhe në mars 2020.
Dy ngjarje historike ndodhën njëkohësisht më vitin 1970: Një grup britanik për të drejtat e grave u ngjit në skenë gjatë kompeticionit të bukurisë “Miss Bota”, të cilin po e përcillnin 100 milion teleshikues, në emër të luftës kundër seksizmit dhe objektifikimit të trupit të gruas, gjersa Jennnifer Hosten nga Granada u bë gruaja e parë me ngjyrë që fitoi këtë kompeticion. Kjo është tema që e përshkruan filmi.
Aktorja Gugu Mbatha-Raw luan rolin e Hosten dhe aktorja Keira Knightley luan rolin e protestueses Sally Alexander në një përjetim të tensionuar, befasues dhe me humor të zi të një momenti që pati jehonë në historinë e grave.
Kritiku i gazetës “Guardian”, Peter Bradshaw, shkruante se “ajo që paraqet ky film është protesta nismëtare që do shërbente si një gurëthemel i projektit të çlirimit të grave dhe që do ta bënte të mundshme lëvizjen #MeToo”.
Këtu gjeni trailer-in e filmit:
Add Comment