Krejt-kah-pak

Pesë feministe me ndikim

Hélène Cixous

Novelistja, kritikja letrare dhe poetja Cixous është e famshme për analizat e saj për të pavetëdijshmen, biseksualitetin dhe l’écriture féminine. Më e njohur për esenë e saj të vitit 1975, ‘Të Qeshurit e Meduzës’, e cila ishte një nxitje e duhur për gratë që të merrnin veten dhe intelektin e tyre seriozisht

Simone De Beauvoir

De Beauvoir konsiderohet si një nga themelueset kryesore të lëvizjes moderne feministe, kryesisht për tekstin e saj historik, Le Deuxième Sexe (Seksi i Dytë). Seksi i Dytë është analizë e grave në një shoqëri që i konsideron ato të pabarabarta me burrat. Akoma relevante, vepra e de Beauvoir u quajt pornografi dhe u ndalua nga Vatikani.

Naomi Wolfe

Wolfe është e njohur për librin e saj bestseller të vitit 1991, “The Beauty Myth” (Miti i Bukurisë), i cili shihet si lexim i domosdoshëm për valën e tretë të feminizmit. I renditur si një nga 70 librat më me ndikim të shekullit XX nga The New York Times, argumenti i Wolfe se bukuria është një konstrukt shoqëror i përcaktuar nga burrat u përkrah nga shumë breza të grave e burrave.

Germaine Greer

Greer është e njohur për librin e saj “The Female Eunuch” (Femra eunuke), ku argumentoi se gratë janë të shtypura dhe të tjetërsuara nga trupat e tyre dhe nga seksualiteti i tyre dhe se çlirimi seksual është çelës i çlirimit të grave. Si një nga udhëheqëset e valës së dytë të lëvizjes së grave të viteve ’60 dhe ’70, Greer tani mendon se feminizmi nuk ka shkuar aq larg sa duhet. Ajo beson se gratë tani po “mjaftohen” për më pak se sa barazia totale.

bell hooks

hooks (që nuk e shkruan emrin e saj me shkronjë të madhe) është një nga studiueset feministe afro-amerikane më të botuara në Amerikë. Libri i saj, “Feminism is for Everybody” (Feminizmi është për të gjithë) paraqet një teori popullore të feminizmit me rrënjë në logjikën e urtësisë dhe mençurinë e përvojës.

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment