Krejt-kah-pak

Valët e feminizmit

Historia e feminizmit përfshin narrativat (kronologjike apo tematike) e lëvizjeve dhe ideologjive të cilat kanë pasur për qëllim të drejtat e barabarta për gratë. Ndërsa feministet në të gjithë botën kanë pasur kauza, qëllime dhe synime të ndryshme në varësi të kohës, kulturës dhe vendit, shumica e historianëve feministë perëndimorë pohojnë se të gjitha lëvizjet që luftojnë për të drejtat e grave duhet të konsiderohen lëvizje feministe, edhe kur personalisht nuk proklahomen si të tilla.

Disa historianë të tjerë e kufizojnë termin “feminist” vetëm tek lëvizja moderne feministe dhe pasardhësit e saj dhe përdorin etiketën “protofeminist” për të përshkruar lëvizjet e mëparshme.

Historia moderne feministe perëndimore është e ndarë në mënyrë konvencionale në tre periudha kohore, ose “valë”, secila me qëllime paksa të ndryshme bazuar në përparimin e mëparshëm:

· Feminizmi i valës së parë (shekulli XIX dhe fillimit i shekullit XX) u përqendrua në përmbysjen e pabarazive ligjore, veçanërisht adresimin e çështjes së votimit të grave

· Feminizmi i valës së dytë (1960-1980) zgjeroi debatin për të përfshirë pabarazitë kulturore, normat gjinore dhe rolin e grave në shoqëri

· Feminizmi i valës së tretë (vitet 1990 – 2000) i referohet llojeve të ndryshme të veprimtarisë feministe, të shikuara nga vetë valët e treta si vazhdim i valës së dytë dhe si përgjigje ndaj dështimeve të perceptuara të saj.

Megjithëse konstruktimi i “valëve” është përdorur zakonisht për të përshkruar historinë e feminizmit, ky konstruktim gjithashtu është kritikuar nga feministet që nuk janë anglo-saksone për injorimin dhe fshirjen e historisë midis “valëve”. Metafora e “valëve” është kritikuar dhe përshkruar si e papërshtatshme, kufizuese dhe mashtruese nga një numër studiuesish feministë. Kjo metaforë gjithashtu është përshkruar madje edhe e rrezikshme sepse jo vetëm që i paraqet periudhat kohore ndërmjet valëve si të heshtura dhe të parëndësishme, por gjithashtu kontribuon në konceptimin e gabuar të një feminizmi hegjemonik të një marke të caktuar si kuptim përfundimtar i asaj që është feminizmi. Këto kritika avokojnë për njohje të periudhave të organizimit masiv shoqëror e jo të ‘valëve’. Gjithashtu argumentohet se metafora e valës dobëson forcën dhe rëndësinë e argumenteve feministe, pasi që valët domosdoshmërisht duhet të arrijnë kulmin dhe më pas të tërhiqen, e cila nuk është një pamje e saktë e përparimit feminist.

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment