Krejt-kah-pak

Çfarë është “Kultura e përdhunimit”?

Shënim i Redaksisë: Gjersa kjo listë demonstron kulturën e përdhunimit tek gjinitë binare, Grazeta do të donte të vinte në dukje se dhuna seksuale dhe kultura e përdhunimit në shkallë alarmante ndikojnë edhe tek njerëzit që nuk identifikohen si binarë. Kultura e përdhunimit është çështje e të gjithëve, pavarësisht gjinisë.

Kultura e Përdhunimit është një koncept sociologjik për një mjedis në të cilin është i përhapur përdhunimi dhe në të cilin dhuna seksuale ndaj grave është e normalizuar dhe e justifikuar në media dhe në kulturën popullore. Kultura e përdhunimit përjetësohet përmes përdorimit të gjuhës mizogjene, objektivizimit të trupit të grave dhe me glorifikimin e dhunës seksuale, duke krijuar kështu një shoqëri që shpërfill të drejtat dhe sigurinë e grave.

Shumica e grave e kufizojnë sjelljen e tyre për shkak të ekzistencës së përdhunimit. Shumica e grave dhe vajzave mësohen të jetojnë nën frikën e përdhunimit.

Shembuj të kulturës së përdhunimit:

  • Fajësimi i viktimës (“Ajo e kërkoi atë!”)
  • Trivializimi i sulmit seksual (Burri është burrë!)
  • Shakatë që promovojnë dhunë seksuale
  • Toleranca ndaj ngacmimeve seksuale
  • Kontrollimi publik i veshjes, gjendjes mendore, motiveve dhe historisë së një të mbijetuare
  • Përcaktimi i “burrërisë” si dominante dhe seksualisht agresive
  • Përcaktimi i “gruas” si e nënshtruar dhe pasive seksualisht
  • Supozimi se burrat nuk përdhunohen ose se vetëm burrat “e dobët” përdhunohen
  • Refuzimi për të marrë seriozisht akuzat për përdhunim
  • Mësimi i grave për të shmangur përdhunimin në vend që të mësohen burrat të mos përdhunojnë

Si mund ta luftojnë burrat dhe gratë kulturën e përdhunimit?

  • Shmangni përdorimin e gjuhës që objektivizon ose degradon gratë
  • Reagoni nëse dëgjoni dikë tjetër që bën shaka fyese ndaj grave dhe dhunës seksuale ndaj grave
  • Nëse dikush të thotë se është përdhunuar, merreni seriozisht dhe mbështeteni atë
  • Mendoni në mënyrë kritike për mesazhet e medias në lidhje me gratë, burrat, marrëdhëniet dhe dhunën
  • Bëhuni të respektueshëm për hapësirën fizike të të tjerëve
  • Gjithmonë komunikoni me partnerët seksualë dhe merrni pëlqimin apo konsentin e tyre
  • Përfshihuni! Bashkohuni me ndonjë grup në komunitetin tënd që punon për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment