Krejt-kah-pak

Fillon peticioni “Amnisti për Suzana Zogianin-Sekiraqën”

Foto: Kohavision, COSMO

Në platformën online “Change” ka nisur një peticion që kërkon amnisti për Suzana Zogianin-Sekiraqën, e cila mori vëmendje këto ditë për shkak të dënimit të lartë që kishte marrë nga gjykata.

Peticioni është inicuar nga gazetarja Teuta Arifaj dhe ka filluar të marrë shumë nënshkrime në platformën “Change”.

Në përshkrimin që gazetarja Arifaj e ka vendosur në peticionin në fjalë thuhet:

“Suzana Zogiani Sekiraqa, nënë e dy fëmijëve, njëri me probleme shëndetësore, është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortit të saj, pas viteve të tëra të dhunës sistematike me të cilën ballafaqohej. Procesi i gjykimit ndaj saj nuk ishte i rregullt. Ankesat e saj nuk u morën parasysh. E dënimi ishte maksimal. Kërkojmë nga u.d. e Presidentit, Vjosa Osmani, amnisti per Suzanën.”

Më poshtë gjeni vegëzën për ta nënshkruar peticionin:

Amnisti për Suzana Zogianin-Sekiraqën

Këtu mund ta shikoni rrëfimin e Suzana Zogianit-Sekiraqës në “Kohavision”:

About the author

Grazeta

Grazeta

18 Comments

Click here to post a comment