Krejt-kah-pak

Vritet një grua në Prishtinë

Një grua është vrarë nga burri i saj, më pas i njëjti ka kryer vetëvrasje. Tragjedia ka ndodhur në lagjen Emshir të Prishtinës, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri e cila besohet se është përdorur në këtë rast.

Informacionet mbi motivet janë të pakonfirmuara nga autoritetet.

Gruaja që u vra sot ishte rreth moshës 50-vjeçare.
Policia është deklaruar për rastin, në njoftimin e tyre thuhet se hetimet për zbardhjen e rastit kanë nisur.