Krejt-kah-pak

Dënohet me 6 vjet burg polici që abuzoi seksualisht me nxënësen me nevoja të veçanta në Kamenicë

Është dënuar me gjashtë vjet burgim, zyrtari policor, R. Sh., i akuzuar për sulm seksual ndaj një të miture me nevoja të veçanta në Kamenicë, shkruan Gazeta Express.

“Gjykata Themelore në Gjilan e ka shpallur aktgjykimin akuzues ndaj zyrtarit policore për veprën penale ‘sulm seksual’,. Ai është dënuar me gjashtë (6) vjet burgim. Palët kanë të drejtë ankese”, ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate, Sabit Shkodra.

Në prill të këtij viti, zyrtari policor i Njësisë së Trafikut në Rajonin e Gjilanit, Shillova, ishte arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin për sulm seksual ndaj një të miture.

Zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti, pati deklaruar për Express se ata kanë angazhuar psikologë, pedagogë e asistentë për persona me nevoja të veçanta dhe se në këtë mënyrë është zbuluar edhe ky rast.