Krejt-kah-pak

Deputetja Tinka Kurti zgjidhet kryesuese e Grupit të Grave Deputete

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, është zgjedhur sot udhëheqëse e Grupit të Grave Deputete.

Kështu ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në Facebook.

“Me shumicë votash nga deputetet e Kuvendit, jam zgjedhur sot udhëheqëse e Grupit të Grave Deputete. Ky grup megjithëse joformal ka përgjegjësi të mëdha. Në një vend me diskriminime të mëdha ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim. Shumë adresime edhe për organizimin brenda Kuvendit janë të rëndësishme e kurse për qytetaret e Republikës plot çështje janë të domosdoshme”, shkroi ndër të tjera ajo në Facebook.

Kurti tha se gratë deputete duhet të mendojnë dhe të bashkëpunojmë me të gjitha gratë në vend.

Ajo u zotua për përkushtim dhe bashkëpunim në temat e rëndësishme për gratë e vajzat e Kosovës.

Statusi i plotë: