Krejt-kah-pak

Postera feminist – Londër, 1974

Në vitin 1974, një grup studentesh në Londër themeluan kolektivin feminist, “See Red Women’s Workshop”. Ato i mësuan vetës aftësi hidraulike e zdrukthtarie gjersa e transformuan një ndërtesë të braktisur, pa energji elektrike, në një studio plotësisht funksionale e cila u shfrytëzua edhe si hapësirë e takimeve dhe në të njëjtën kohë edhe për prodhimin e posterëve.

Për 16 vitet e ardhshme, më shumë se 40 gratë që ishin pjesë e kolektivit organizuan sesione për ngritjen e vetëdijes, hartuan postera me qëllime feministe dhe punuan me grupe të të rinjve rreth shëndetit seksual dhe riprodhues.


Në vijim mund t’i shihni disa nga posterët e tyre, të cilat kanë mesazhe të qarta politike, feministe.