Krejt-kah-pak

Garë për gratë ndërmarrëse: Aplikimet e hapura

VentureUp ka publikuar një lajmërim për gratë që kanë interesim të marrin pjesë në një garë për t’i zhvilluar bizneset e tyre. Lexoni postimin e tyre të plotë:

“Të nderuara gra ndërrmarrëse!

Women Startup Competition është garë vjetore e startupeve në Evropë që po organizohet për herë të parë në Kosovë. WSC është themeluar me qëllim që t’u japë mundësi grave ndërmarrëse dhe anëtarëve të ekipit të tyre për të takuar investitorë, për të marrë mbështetje dhe këshilla, si dhe për të arritur qëllimet e tyre të biznesit. Kjo garë synon të rrisë raportin aktualisht shumë të ulët të grave në biznes.

Për të marrë pjesë në garë, startupi duhet ti përmbush njërat nga këto kushte:
– të jetë i udhëhequr nga një grua
– të ketë gra bashkëthemeluese
– gratë të kenë se paku 50% të pronësisë
– të ketë përfaqësim të barabartë të diversitetit gjinor (50% -50%) brenda ekipit.

Startup-et që pranohen duhet të paktën të kenë gati prototipin (MVP), që do të thotë të ketë një produkt/shërbim që është shumë afër lansimit në treg ose që është aktualisht në treg.

Gjithsesi startup-i duhet të jetë inovativ duke pasur qëllim zgjidhjen e një problemi specifik.

Nuk ka fokus në industri të caktuar!Çka përfitojnë startup-et:

• 3 vendet e para shkojnë në finale ku do të garojnë me startupe nga Vjena, Berlini, Tel Avivi.
• Shërbime të ndryshme të mbështetjes për zhvillimin e produktit/shërbimit tuaj.

Për me shumë informacione rreth thirrjes dhe për aplikim, ju lutem klikoni linkin në vazhdim: https://pozi.io/competitions/7thwsckosovo

Afati i fundit për aplikim është 5 Dhjetor 2021!”