Krejt-kah-pak

Feim Berisha dënohet me 2 mijë e 400 euro gjobë për rrahjen brutale të një gruaje në “Interex”

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Feim Berishën dhe të njëjtin e ka dënuar me 2 mijë e 400 euro, për rrahjen e një gruaje në marketin “Interex”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Ky aktgjykim është shpallur të mërkurën, ndërsa gjykatësi ia ka mundësuar Feim Berishës që këtë gjobë ta paguajë me gjashtë këste.

Berisha fillimisht është dënuar me gjashtë muaj burgim, mirëpo, me propozim të avokates, dënimi i është zëvendësuar me gjobë dhe të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit.

Gjatë kësaj seance, Berisha e pranoi fajësinë dhe tha se është penduar shumë, duke kërkuar edhe “falje nga zemra”.

Para trupit gjykues avokatja e Berishës ka deklaruar se e gjithë ngjarja kishte nisur me “provokimin e hapur të së dëmtuarës”.

Sipas aktakuzës së ngritur më 21 dhjetor 2021, Feim Berisha në tetor të këtij viti me dashje të shkaktimit të lëndimeve trupore e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarën, fillimisht ia ka shtyrë shportën metalike pastaj e ka goditur me të njëjtën në trup, që është mjet i përshtatshëm për lëndime të rënda trupore.

Tutje, thuhet se pasi i njëjti e ka larguar gruan e tij është kthyer dhe e ka goditur me grushte në kokë, me ç’rast tek e dëmtuara ka shkaktuar dëmtim të përkohshëm të shëndetit.

Me këtë, Feim Berisha akuzohej se ka kryer “Lëndim të lehtë trupor”, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër kjo me të cilën kryesi dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment