Krejt-kah-pak

“Shliroj Cicat” vjen me çanta nga sytjenat e dhuruara

Iniciativa “Shliroj Cicat” nga Ermira Murati ka bërë publike që ka filluar me shitjen e çantave. Çantat janë punuar në mënyrë vullnetare së bashku me gratë e NGO Lady nga sytjenat e dhuruara gjatë Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit këtë vit. Paratë e mbeldhura nga shitja e këtyre çantave do të përdoren për të blerë paruke për gratë e prekura nga kanceri i gjirit të cilat nuk kanë mundësi t’i blejnë.

Për më shumë lexoni postimin e plotë:

“Shliroj Cicat🎗- kotributi i të gjitha grave, tani është kthyer në çanta! 👛
Të punuara në mënyrë vullnetare nga duart a grave✂️, tani po i shesim që së bashku t’u ndihmojmë grave me kancer gjiri!
Me shitjen e këtyre çantave synojmë ta mbledhim një fond💰me anë të cilit do të blihen paruke për ato gra që nuk kanë mundësi t’i blejnë.
Porositni në mesazh 💌, bëhuni pjesë e komunitetit që ndihmon dhe ndajeni me shoqërinë!
*Sytjenat e recikluara në çanta ♻️ janë mbledhur nga gratë në aktivitetin Shliroj Cicat në Tetor të këtij viti. Së bashku me gratë vullnetare të ‘NGO Lady’ i kemi qepur në këto çanta. Me shitjen e çantave do të krijohet një fond me të cilin do të blihen paruke për gratë me kancer gjiri, ato që kanë më së shumti nevojë.
I falënderojmë të gjithë që kanë kontribuar deri në këtë moment dhe të gjithë ju që do të jeni më tutje kontribues.🎗🧡👛”

Çantat mund t’i bleni duke kontaktuar përmes faqës në Facebook: Shliroj Cicat