Organizata jo-qeveritare “FLOSSK” (Free Libre Open Source Software Kosova) ka hapur thirrje për aplikim për trajnimin “Digital Storytelling” pa pagesë. Trajnimi mbahet nga Douglas Arellanes. Qëllimi i këtij trajnimi është që të inkurojajojë vajzat dhe gratë të jenë lidere të ardhshme të në biznes, teknologji, arsim, qeveri dhe administratë publike.
Lexoni shpalljen e plotë:
“Thirrje për Aplikim për trajnimin në Digital Storytelling!
Trajnimi do të fokusohet në tregimin vizual dhe vendosjen e mjeteve digjitale në një perspektivë më të madhe të STEAM. Trajnimi është pa pagesë dhe i hapur për vajza dhe gra të interesuara në aftësim digjital, tregim, ndërmarrje, inovacion, teknologji, punë sociale etj.
Trajnimi mbahet në American Corner Prishtina gjatë katër punëtorive tërë-ditore më 28-29 janar, 2022, dhe 3-4 shkurt, 2022 dhe do të mbulojë këto tema:
Tools and Techniques
Building a digital multimedia story
Inspiring women in multimedia storytelling
Presenting and critiquing our multimedia story
Trajnimi do të ligjerohet nga Douglas Arellanes, themelues i Mural, një kompani çeke që prodhon mjete për tregimin vizual. Në vitin 2010, ai bashkëthemeloi Sourcefabric, një fondacion jofitimprurës çek i përkushtuar për të ofruar mbështetje teknologjike për organizatat mediatike. Trajnimi do të mbahet në gjuhën angleze.
Qëllimi i trajnimit është të inkurajojë vajzat dhe gratë që të jenë lidere të ardhshme në biznes, teknologji, arsim, qeveri dhe administratë publike. Për më tepër, trajnimi promovon diversitetin e ndërmarrjes dhe lidershipit të grave të reja si vendimmarrëse në zhvillim.
Thirrja për pjesëmarrës do të jetë e hapur deri më 20 janar, 2022.
Pjesëmarrësit e interesuar mund të aplikojnë duke plotësuar këtë formular:
https://forms.gle/7SDiF6kqNDsq6DkB8
Ky aktivitet është pjesë e projektit ‘’USTEAM for Prishtina’’, financuar nga Ambasada e SHBA në Kosovë dhe implementohet nga FLOSSK.”
Add Comment