Krejt-kah-pak

Hapen faqe që i bullizojnë si “kurva” vajzat e reja


Shumë lexues të Grazetës na kanë dërguar mesazhe ku kanë raportuar për hapjen e një faqe që i quan “kurva” vajzat e reja të Prizrenit.

Kjo dukuri e bullizimit dhe shantazhimit të grave e vajzave që në anglisht njihet si “revenge-porn”, po përhapet me të madhe edhe në Kosovë.

Grazeta u bën thirrje secilës lexuese dhe secilit lexues që t’i raportojë këto faqe në rrjete sociale dhe kësisoj të kontribuojë në mbylljen e këtyre faqeve bullizuese dhe shantazhuese.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse të hetojnë rastet e tilla që cenojnë dinjitetin dhe shëndetin psikologjik të grave dhe vajzave të reja.