Ngjarja e tmerrshme e dhunimit të një 11 vjeçareje fillimisht në Parkun e lagjes “Arbëria” e më pas edhe në vende të tjera po del të jetë një skandal i shtetit.
Një nga të dyshuarit që sot doli para Gjykatës duke marrë 1 muaj parapraburgim po del të të jetë person i njohur për shtetin, për kryerjen e veprave të ngjajshme penale.
Sipas dosjes së Prokurorisë që kanë siguruar mediat thuhet se 26 ose 27 vjeçari me inicialet E.R. dyshohet që së bashku me vëllain e tij të mitur kanë kryer aktin e dhunimit.
Sipas prokurorisë, i pandehuri E.R., 26-vjeç, ka dhunuar seksualisht të miturën, “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur, pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” te parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh.S., dhe G.J., të cilët ndodhen në arrati, dhe të dëmtuarën. Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J., dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E.R., ka ndalur veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.
Aty shkruan se nga deklarata e të miturës dhënë në polici më datë 28.08.2022 rezulton se “përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”./nacionale
Add Comment