Krejt-kah-pak

Rasti i Diana Kastratit: 30 mijë euro kushton një jetë e gruas në Kosovë sipas gjykatës

Më 1 dhjetor të vitit të kaluar ishte protestuar në rrugët e Prishtinës pas vrasjes së Hamide Nagavcit, nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Vrasja e saj, padyshim, revoltoi masën pasi Hamidja kishte kërkuar urdhër mbrojtje nga Policia e Kosovës, mirëpo ai urdhër ishte zbatuar vetëm në qytetin e Lipjanit, prej nga vinte Hamidja.

Kërkesa për urdhër mbrojtjeje kishte kërkuar 13 vite më parë edhe e ndjera Diana Kastrati. Madje ajo kishte kërkuar urdhër të mbrojtjes emergjente tre javë para se të vritej nga ish-bashkëshorti Adnan Jashari, por gjykata nuk kishte vepruar. Në mungesë të veprimit të gjykatës, ishte krijuar hapësirë e bollshme e dorasit që të ketë qasje në viktimën.

Denoncimin e dorasit të saj në Policinë e Kosovës, disa ditë para së të vritej e kishte bëre edhe Lirije Qerimaj, mirëpo më urdhër të prokurores kujdestare, ajo ishte dërguar në shtëpi së bashku më burrin e saj, i cili më vonë u kthye në doras.

Urdhër mbrojtjeje kishin kërkuar edhe shumë gra të tjera, ku gjatë protestës përseriteshin vazhdimisht emrat e tyre, si një përpjekje për të rikujtuar se këto gra kanë vdekur në duart e këtij sistemi gjyqësor, që akuzohet si i dështuar në mbrojtjen e jetës së grave.

Torturimi i familjes Kastrati nga Gjykatat e Kosovës

Më kërkesën e prindërve të Dianës, G. dhe M. Kastrati me 17 prill 2012, kishin kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të deklarojnë se dështimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë, për të vepruar sipas kërkesës së Dianës, kishin sjell deri tek vrasja e saj. Në këtë mënyre, zonjës Diana Kastrati, sipas Kushtetueses, i ishin shkelur të drejtat e saja kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, kishte gjetur shkelje dhe mbante përgjegjës Gjykatën komunale në Prishtinë, për shkelje të të drejtave të njeriut.

Pas këtij vendimi, prindërit e Diana Kastratit, vendosen që të padisin Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Gjykatën Themelore të Prishtinës, si dhe Republikën e Kosovës nga të cilët kërkuan kompensim të demit jo material.

Në vitin 2019, Gjykata themelore në Prizren, kishte aprovuar si të pjesshme kërkesë-padinë e paditësit G.K dhe M.K, nga Prishtina, duke detyruar Republikën e Kosovës që në emër të dëmit jo material, të ua kompensojë paditësve shumën prej 95 mijë eurosh, ndonëse paditësit kërkuan dëmshpërblim prej 600 mijë eurosh.

“Republika e Kosovës është përgjegjëse pasi që pretendimet e Avokaturës Shtetërore e cila përfaqëson Republikën e Kosovës, ku theksojnë se pushtetet janë të ndara sipas kushtetuese, gjykata e gjen si pretendim për shmangie nga përgjegjësia pasi që Gjykatat si pushtet janë të pavarur në fushëveprimin e tyre kundrejt pushteteve të tjera, por të njëjtat janë kategori Kushtetuese dhe themelohen me ligj dhe të gjitha veprimet i ndërmarrin në kuadër të autorizimeve që ia njeh Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi nën stemën e Republikës së Kosovë, e për më tepër duke u bazuar në vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ku përgjegjëse gjen shtetin, Gjykata në këndvështrim me gjykatë, në rastin O.V. The United Kingdom, ka vlerësuar se personi që pretendon se i është cenuar e drejta në jetë duhet të dëshmojë se rreziku real dhe i menjëhershëm për jetën e një personi ose personave të identifikuar nga veprimet kriminale të një pale të tretë dhe (2) ka dështuar të ndërmarrë masat brenda fushëveprimit të fuqive të tij që të gjykojë arsyeshëm, mund të pritej të parandalohej ai rrezik. Pra, shteti ka obligim të veprojë kur kushtet e paracekura dëshmohen nga personi, në të kundërtën cilësohen se ia ka cenuar personit të drejtën në jetë’’- thuhet në arsyetimin e Gjykatës Themelore në Prizrën.

Katër vite pas këtij vendimi të Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykata e Apelit të Kosovës, ka vendosur që familjen Kastrati ta kompensojë më 30 mijë euro, 65 mijë euro më pak.

“Ndryshimet pjesërisht Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren-Departamenti i Përgjithshëm me numër C.nr.1209/13, i datës 03.07.2019 në pikën I, II, III, dhe V të diapozitivit të tij, kështu që, lidhur me kërkesëpadinë e paditësve G.K dhe M.K të dy me mbiemrin Kastrati nga Prishtina….’’- thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Reagimi i familjes Kastrati pas vendimit të Gjykatës së Apelit

No photo description available.

“PËR SHKAK TË PRIVIMIT NGA JETA TË VAJZËS TË PADITËSVE , nga dorasi Jo jo GJYKATË e nderuar, NGA MOS VEPRIMET E PUNËS SUAJ unë sot kam humbur vajzë time dhe vlera e kompenzimit të dëmeve materijale i dedikohet VETËDIJESIMIT dhe DËNIMIT istitucioneve TUAJA Institucineve të Shtetit, për MOS VEPRIM.’’ – ka deklaruar babai i Dianës.

Ndërsa nëna e Diana Kastratit, i është drejtuar Këshillit gjyqësor të Kosovës si dhe shtetit të Kosovës, më të cilin janë në proces gjyqësor.

“JU, i keni duart e përgjakura, po aq sa kriminelët që e kanë kryer krimin. Ju, pikë së pari keni dështuar t’i ofroni mbrojtje vajzës sime, përkundër që ju përgjëruam, përkundër që ishit të thirrur ta mbronit. Madje edhe dështuat të solidarizoheshit me vet rastin!’’- ka deklaruar ajo./nacionale

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment