Shtjellime

Zbërthimi i patriarkatit në Kosovë: Besimet e të rinjve për rolin e grave në shoqëri

Të dhëna shqetësuese për rininë kosovare dhe normat trandicionale janë ngritur në raporte të ndryshme por edhe në raportin e fundit të UNDP-së. Raporti vë në pah se djemtë kosovarë akoma mendojnë se roli i gruas në shoqëri është vetëm për kujdesje ndaj familjes. Ekspertët e UNDP-së dhe ekspertë të fushës së marrëdhënive shoqërore, shprehën të shqetësuar për të dhënat teksa aplejonë që shtetit të aktivizohet më shumë.

Mosha mesatare e popullësisë në Kosovë llogaritet të jetë 30.5 vjet[1]. Ani pse ndër vendet me popullësinë më të re, kjo nuk po reflektohet në thyerjen e normave tradicionale.

Sipas një raporti të publikuar nga Programi për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, me titull “Qëndrimet e të rinjve ndaj normave gjinore dhe shoqërore, zhvillimit dhe sigurisë njerëzore në Kosovë[2], thuhet se normat tradicionale kulturore, duket se i dominojnë pikëpampjet e rinisë kosovare për të drejtat dhe rolet e grave në shoqëri.

Për shembull, djemtë/meshkujt e rinj janë më të bindur sesa vajzat/femrat e reja se roli më i rëndësishëm i grave është të kujdesen për familjen. Sidoqoftë, duhet theksuar se rreth një e treta e të gjithë pjesëmarrësve në anketë u pajtuan se krijimi i familjes është roli më i rëndësishëm për gratë”, thekson raporti.

Zyrtarja e Programit Gjinor në UNDP Kosovo, Vesa Rrezniqi-Pallaska, thotë se ky raport, ndër të tjera na tregon se duhet të promovojmë rolin e grave në shoqëri, e rëndësinë e përfshirjes së burrave në përgjegjësitë shtëpiake.

Raporti i porositur nga UNDP-ja ka shqyrtuar stereotipet gjinore midis të rinjve dhe të rejave në lidhje me rolet specifike në familje si dhe seksin para martesës. Raporti na thotë se si shoqëri ne duhet të promovojmë imazhe pozitive dhe egalitare të grave në shoqëri dhe të theksojmë kontributin e grave në themelimin e shoqërive të shëndetshme. Për më tepër, ne gjithashtu duhet të theksojmë rëndësinë e pjesëmarrjes, rolit dhe kontributit të burrave në familje dhe shoqëri, duke theksuar vlerën e përfshirjes së burrave në përgjegjësitë shtëpiake dhe të kujdesit”, shprehet Vesa Rrezniqi-Pallaska.

Këto të gjetura shqetësuese lidhur me steriotipet gjinore nga raporti i UNDP-së “Qëndrimet e të rinjve ndaj normave gjinore dhe shoqërore, zhvillimit dhe sigurisë njerëzore në Kosovë”, i ka analizuar sociologia Bukurije Rrustemi, duke treguar se ka arsye të shumta pse shoqëria jonë vazhdon të mbetet shoqëri tradicionale, por që arsyeja kryesore është familja.

“Ne familje mësohen rolet gjinore dhe nguliten thellë në mendjen e fëmijëve, role këto që janë diskriminiese ndaj vajzave, duke u mësuar që punët e shtëpisë, kujdesit, ushqimit e pastërtisë janë të paracaktuara për vajzat dhe gratë e që mejhëherë e vendosin gruan në pozitë dytësore ndaj burrit.” Rrustemi vazhdon “Fatëkeqësisht këto punët e shtëpisë nuk vlerësohen dhe konsiderohen si obligim i vajzave dhe grave sepse janë punë pa pagesë. Në familje mësohet dhe diskriminimi ndaj vajzave dhe grave duke mos trashëguar pronë nga prindërit e duke mos pasur bashkëpronësi tek burri. Mandej, mediat në të cilat shpeshherë gruaja paraqitet në pozitë dytësore ndaj burrit, p.sh edhe në emisione televizive hapsirë me e vogël ju jepet grave sesa burrave”, shprehet sociologia Rrustemi.

E paragjykimet ndaj vajzave që kryejnë marrëdhënie seksuale para martesës, janë ende prezente edhe në vitin 2023 në shoqërinë tone, gjë tjetër që e thekson edhe raporti i publikuar nga UNPD.

Më saktë raporti thotë: “Dallimet gjinore në qëndrime janë të dukshme kur flitet për normat dhe prirjet shoqërore: djemtë/meshkujt e rinj i paragjykojnë vajzat/femrat e reja që kryejnë marrëdhënie seksuale para martesës, ndërsa këto të fundit nuk diskriminojnë…”

Për t’u larguar këto steriotipe e paragjykime, sociologia Bukurije Rrustemi, thotë se duhet futur lënda e edukimit seksual në shkolla.

Sa i përket diskriminimit për marrëdhëniet intime konsideroj që duhet futur lënda e edukimit seksual në shkolla dhe të ligjërohet nga profesionistë të cilët janë të edukuar drejtë në frymën feministe, e që anagazhohen për barazi gjinore në mënyrë që sado pak të largohen sterotipet gjinore, rrjedhimisht diskriminimi ndaj vajzave e grave”, shprehet sociologia.

Ndërkaq, për justifikimin e përdorimit të dhunës fizike, raporti thotë se: “Dallimet gjinore janë gjithashtu të dukshme në qëndrimet ndaj emocioneve dhe seksualitetit: djemtë/meshkujt e rinj janë më të gatshëm ta justifikojnë përdorimin e dhunës fizike nëse ofendohen…”.

Ndërsa, sociologia Rrustemi tregon se kjo e gjetur është shumë shqetësuese teksa bën thirrje që dora e shtetit të ndikojë për parandalimin e dhunës dhe justifikimit të saj.

Fatkeqesisht shoqeria jonë patriarkale që e nënkupton dominimin e burrave e justifikon dhunën si mjet disiplinimi apo edhe ndëshkimi. Djemtë dhe burrat e arsyetojnë dhunën edhe në raste kur ata ndihen të ofenduar dhe kjo është shumë shqetësuese…” thotë Rrustemi.

“Shumicën e rasteve viktima të dhunës janë vajzat dhe grate, e ka raste edhe kur përfundojnë me vrasje. Këtu vlenë të theksohet që duhet emancipim me i lartë shoqëror, ngritje të vetëdijes, respektit, tolerancës e dashurisë njerëzore që të shmangën të gjitha format e dhunës. Duhet bashkëpunim më i madh mes të gjithë akterëve shtetërorë, sidomos atyre ligjorë që të rritën denimet ndaj dhunueseve dhe të mos justifikohet dhuna asnjëherë”, përfundon ajo.

Ndryshe, tek shënimet përmbyllëse të raportit jepet edhe pak shpresë, ku shkruan: “Përgjithësisht, rezultatet sugjerojnë se të rinjtë në Kosovë, duke përfshirë djemtë/meshkujt e rinj, janë përkrahës të barazisë gjinore, të drejtave dhe fuqizimit të grave, janë të vetëdijshëm për nevojën për ndryshim dhe të gatshëm që ta luajnë rolin e tyre për një të ardhme më të barabartë… Sidoqoftë, të rinjtë nuk janë të lirë nga stereotipet gjinore dhe ka dallime mes vajzave/femrave të reja dhe djemve/meshkujve të rinj kur bëhet fjalë për çështje si rolet shoqërore dhe familjare, atributet dhe shkathtësitë personale, vlerat, përgjegjësitë shtëpiake, seksualiteti, marrëdhëniet, barazia ekonomike dhe mundësitë, dhe faktorët e riskut për DHBGJ, dhuna seksuale, ngacmimi dhe mungesa e përgjithshme e sigurisë personale.” Ndërkohë, krejt në fund jepen edhe rekomandimet për më shumë hulumtime, burime dhe përpjekje institucionale për ta përshpejtuar ndryshimin dhe adresimin e normave të dëmshme gjinore.


[1] https://www.indexmundi.com/kosovo/demographics_profile.html

[2] https://www.undp.org/kosovo/publications/youth-attitudes-towards-gender-and-social-norms-development-and-human-security-kosovo?fbclid=IwAR2cT8tiXS0OiYn40Nif9FnZp9YJMAAzVilxj-4d6wvA4quWkdSGy6DXe7c

About the author

Agnesa Qorri

Agnesa Qorri

Agnesa Qorri ka përfunduar studimet Bachelor për Komunikim Masiv dhe Gazetari në Kolegjin AAB. Në po të njejtin departament ka vazhduar edhe studimet master, derisa për një semestër ka studiuar në Kristianstad të Norvegjisë për Gazetari Globale. Ajo ka në përfundim edhe fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Që nga viti 2016 ka punuar vazhdimisht si gazetare dhe hulumtuese në fushat e politikës dhe ekonomisë, ndërkohë ka përfunduar edhe praktikën e punës në mediumin Deutsche Welle në Bonn të Gjermanisë. Aktualisht, Agnesa punon si gazetare dhe redaktore e emisionit për ekonomi “7 Ditë me Panxhën” që transmetohet në Klan Kosova.

Add Comment

Click here to post a comment