Krejt-kah-pak

Aksion kundër shtetit që vret gratë – Kërkesë për shkarkimin e përgjegjësve të rastit të Sebahate Morinës

Foto: Arben Llapashtica

Në datën 22 mars 2023, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit kanë shkelur të drejtën për jetë të Sebahate Morinës. Ky vendim ka nxitur protestë nga ana e aktivisteve të cilat kërkojnë përgjegjësinë e zyrtarëve të përfshirë dhe ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme.

Për të protestuar kundër kësaj padrejtësie dhe për të kërkuar shkarkimin e personave përgjegjës, sot u zhvillua një aksion protestues përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ky rast ka ngritur shqetësime serioze lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut dhe rolin e institucioneve të Kosovës në garantimin e drejtësisë për të gjithë qytetarët e saj.

Më shumë informacion dhe detaje rreth aksioneve të ngjashme do të publikohen në ditët në vijim.

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment