Krejt-kah-pak

25 vite burgim për vrasësin e Sadije Godenit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për dënimin me burgim prej 25 vjetësh për Izet Godenin, të akuzuarin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadije Godenit.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, e cila tha se sipas rregullave të gjykatës, të akuzuarit iu ka vazhduar edhe masa e paraburgimit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit I.G për veprën penale Vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1 pikat 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me datë 30.05.2023 gjykata ka mbajtur shqyrtimin fillestar në këtë çështje penale, në të cilin i akuzuari Izet Godeni ka pranuar fajësinë, ndërsa me datë 31.05.2023 gjykata ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër akuzuarit Izet Godenit i cili është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë) vite, të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

I akuzuari Izet Godeni me datë 25.11.2022 rreth orës 04:00, në shtëpinë e tij në Prishtinë kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Sadije Godeni.

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment