Në raportin e vitit 2023 të Indeksit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Kosova është renditur ndër vendet më të dobëta në Evropë për sa i përket statusit të grave. Ky studim, i kryer nga Instituti i Kërkimeve të Paqes në Oslo (PRIO) dhe Universiteti Georgetown, ka vlerësuar 177 vende anembanë botës duke u bazuar në 13 tregues që variojnë nga arsimi dhe ligjet e punësimit deri te perceptimi i sigurisë dhe dhuna ndaj grave.
Ndërsa shumica e vendeve evropiane kanë performuar mirë në këtë indeks, me Danimarkën në krye të listës, Kosova ka pësuar në disa tregues kritikë.
Arsyet që kanë ndikuar në renditjen e ulët të Kosovës janë rezultatet e dobëta në arsim dhe punësim për gratë, si dhe nivelet shumë të larta të vdekshmërisë së nënave gjatë lindjes.
Studimi ka theksuar se shoqëritë ku gratë kanë jetesë më të mirë janë gjithashtu më paqësore, demokratike, të pasura dhe më të përgatitura për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike.
Kosova, së bashku me vende të tjera në këtë rajon, do të duhet të punojnë me përkushtim për të ndryshuar këtë situatë dhe për të siguruar një të ardhme më të mire për gratë.
Add Comment