Krejt-kah-pak

Lista e të dënuarve për dhunim do të jetë publike

Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se, me këtë plotësim-ndryshim, lista e dhunuesve do të jetë publike.

“Gjykata urdhëron publikimin e aktgjykimit për personin që shpallet fajtor për veprën penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje. KGjK e mban regjistrin, ndaj do të jetë publik”, tha ministrja Haxhiu.

“Grazeta” e kishte iniciuar në vitin e kaluar një peticion për krijimin e Regjistrit publik të abuzuesve seksualë, ku ishin nënshkruar mbi 7100 persona.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha që pas rritjes së rasteve me procedurë të përshpejtuar kanë marrë hapat e nevojshëm për rishikimin e masave ndëshkuese për kryesit e veprave penale, “pasi që po konsiderohet se aq sa janë të ndëshkueshme nuk janë të mjaftueshme”.

“Përmes këtij projektligji kemi paraparë që për veprat penale të dhunimit të sulmit seksual dhe të dhunës në familje të shtohen si dënime plotësuese si në vijim: ndalimin e të drejtës së kandidatit në pozitë publike nga 3-10 vite personit fajtorë, ndalimin e punësimit në sektorin publik në të gjitha nivelet personit që shpallet fajtorë për dhunim, ndalimin e të drejtës në përfitimin e patentfshoferit në çdo lloje të kategorisë nga 1-5 vjet personit që shpallet fajtorë, ndalimi i aplikimit si investitor strategjik nga 3-10 vite” – tha ajo.

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment