Krejt-kah-pak

Civil Rights Defenders dhe FLOSSK organizojnë hackathon-in për ta luftuar padrejtësinë dhe pabarazinë

Civil Rights Defenders (CRD) dhe FLOSSK organizojnë hackathon-in e dytë rajonal, “EqualiTECH 2020”. EqualiTECH është një hackathon rajonal që zhvillohet në mënyrë që të përdoret potenciali teknologjik i të rinjve në Ballkanin Perëndimor për ta luftuar padrejtësinë dhe pabarazinë. Eventi do të mbahet online dhe është i hapur për të gjithë pjesëmarrësit e moshës 18-35 vjeç nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sfidat në të cilat do të punohet gjatë EqualiTECH2020 janë:

  1. Çasja në shërbimet ligjore për komunitetet e margjinalizuara
  2. Identifikimi i vendeve miqësore për grupet e pakicave
  3. Identifikimi i sfidave me të cilat përballen organizatat e të drejtave të njeriut me qasjen në drejtësi gjatë pandemisë COVID-19
  4. Adresimi i qasjes në informacion gjatë pandemisë COVID-19

Gjatë EqualiTECH, pjesëmarrësit do ta kenë një fundjavë të plotë për të menduar dhe diskutuar mbi mjetet inovative që do ta lehtësojnë punën e aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe grupeve të margjinalizuara. Pjesëmarrësit do të mentorohen nga profesionistë në fushën e të drejtave të njeriut, të teknologjisë dhe të ndërmarrësisë. Pas hackathon-it, dy grupet fituese do të vazhdojnë punën për 6 javë për t’i finalizuar krijimet e tyre.

Dy ekipet me zgjidhjet më të mira do të shpërblehen në vlerë monetare

Vendi i parë – 2,500 €
Vendi i dytë – 1,500 €

Afati i fundit për aplikim është 6 dhjetori.

Për më shumë informata klikoni këtu, apo kontaktoni në info@flossk.org dhe +38344233967

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment