Krejt-kah-pak

Punësoi më shumë gra se burra në pozita udhëheqëse, gjobitet kryetarja e Parisit

Qyteti i Parisit është gjobitur ditët e fundit nga autoritetet pasi ka punësuar më shumë gra se burra në pozicionet kyçe të saj.

Kryetarja socialiste, Anne Hidalgo, reagoi menjëherë duke qeshur për gjobën prej 90,000 eurosh, që ajo e quajti absurde, duke i thënë këshillit se ishte shumë e gëzuar që administrata e saj ishte përgjegjëse për këtë lloj shkelje.

Ministria e Shërbimeve Publike në Francë zbuloi se qyteti i Parisit kishte thyer rregullat kombëtare për barazinë gjinore duke punësuar 11 gra në pozicionet drejtuese, krahasuar me vetëm 5 burra.

“Jam e gëzuar t’ju njoftoj që jemi gjobitur. Papritmas menaxhimi i qytetit është bërë shumë feminist”, tha Hidalgo. Më tutje ajo shtoi se “Kjo gjobë është padyshim absurde, dhe më shumë se kaq, është e padrejtë, e papërgjegjshme dhe e rrezikshme.”

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment