Krejt-kah-pak

Protestë: Drejtësi për gratë e vrara! – Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist thirrë protestë që synon drejtësi për gratë e vrara në Kosovë. Kjo protestë u nxit si pasojë e dënimit të pamjaftueshëm për Ilir Haxhiajn i cili vrau bashkëshortën në vitin 2019.


Lexoni thirrjen e tyre të plotë:

Më 3 shkurt 2021, Gjykata Themelore e Prizrenit e dënoi me 15 vite burgim Ilir Haxhiajn i cili në vitin 2019 e rrahu dhe e vrau bashkëshorten e tij, Hatije Dinën. I dënuari, sipas Gjykatës është dënuar për “lëndim të rëndë trupor” i cili çoi në vekjen e viktimës. Për ne, aktivistet/ët, gratë e burrat e këtij vendi, ky gjykim është i gabuar dhe si të tillë e kundërshtojmë. Ilir Haxhiaj e ka vrarë viktimën dhe ky rast është edhe një rast tjetër i femicidit. Ndërsa trajtimi i tillë i vrasjes së grave nga institucionet përveç që i frikshëm, është duke iu dhënë zemër kriminelëve edhe më shumë!

Ky vendim i Gjykatës është duke e theksuar edhe një herë qasjen e padrejtë të shtetit ndaj femicidit. Përderisa shteti vazhdon të mbajë anën e të fortëve, në duhet të vazhdojmë kundërshtimin tonë dhe t’i kundërvihemi kësaj qasjeje patriarkale dhe paternaliste. Vrasja e grave nga burrat duhet të dënohet më fuqishëm nga institucionet e drejtësisë dhe shteti duhet të merret më seriozisht me jetën e grave.

Andaj, të revoltuar/a nga ky vendim dhe nga paternalizmi i vazhdueshëm i shtetit, mblidhemi për të protestuar para Gjykatës Themelore të Prizrenit, të hënën, në ora 12:00.

Eventi në rrjete sociale:

https://fb.me/e/3WPwxydtr

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment