Krejt-kah-pak

Parada e krenarisë në Kosovë – sivjet pak më ndryshe

Pas një viti përplot me sfida dhe për arsye të situatës së krijuar me Covid-19, Parada a Krenarisë këtë vit do të mbahet ndryshe. Meqenëse Parada e Krenarisë bashkon personat LGBTI dhe përkrahësit për të kërkuar të drejta të barabarta, këtë vit organizatorët po kërkojmë drejtësi në vendimet e kodit civil lidhur me përjashtimin e martesave të seksit të njejtë.

Nën slloganin “Po, du”, Parada e Krenarisë, edhe pse në kushte pandemie, do të organizohet me vetura në rrugët e Prishtinës, për t’i adresuar sfidat e kërkesat, si dhe për ta shfaqur prezencën e personave LGBTI në Kosovë. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit Parada e Krenarisë do të shkurtohet në vetëm një ditë ku përpos Parades me vetura, do të mbahet edhe diskutimi FemTalk me temën ‘’Parada në kushtet e Pandemisë’’.

Duke respektuar masat e Qeverisë së Kosoves për parandalimin e përhapjes së pandemisë, numri i veturave do të jetë i limituar, andaj organizatorët ftojnë të interesuarit të regjistrohen në këtë link: https://forms.gle/8AwbyWeGvfRUbuq89 në të cilën janë të cekura detajet e mënyrës së pjesëmarrjes.

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment