Sot u protestua para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kundër ngacmimeve dhe dhunës seksuale drejtuar vajzave në shkolla.
Me sloganet “Du me msu, jo me u ngacmu”, “Mos e normalizoni abuzimin seksual”, “Edukatë seksuale në shkolla”, qytetarë të shumtë u mblidhën për të protestuar kundër trajtimit të vajzave në shkolla.
Kolektivi Feminist, organizatorët e kësaj protesteje, u deklaruan se dhuna ndaj vajzave po ndodhë për shkak të neglizhencës së institucioneve shtetërore për të adresuar atë, dhe për të ofruar mekanizma që shërbejnë për sigurinë e vajzave në hapësira publike.
Kolektivi për Veprim dhe Mendim Feminist përmes protestës parashtroi tri kërkesa me këtë protestë: futja e edukatës seksuale në shkolla, ambiente të sigurta për nxënëset/it, si dhe punësimi i punëtorëve social dhe psikologëve në të gjitha shkollat.







Add Comment