Një grua që kishte dalë për të kryer pazarin në supermarketin “Interex”, në Lagjen e Spitalit, përfundoi në spital, pasi që një konsumator tjetër e sulmoi brutalisht.
Në një video të siguruar nga Gazeta Sinjali shihet i dyshuari i cili fillimisht debaton me gruan pranë karrocave, dhe megjithëse ajo ia liron rrugën, ai fillon ta godasë.
Burri shihet të jetë i shoqëruar nga dy fëmijë të mitur, dhe një grua e cila tenton ta largojë nga gruaja tjetër. Ai më pas i kthehet dhe e godet përsëri, derisa ndërhyn një konsumator tjetër.
Ky rast është raportuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.



Add Comment