Krejt-kah-pak

25 Nëntori – Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës kundër Grave

25 nëntori është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës kundër Grave. Kjo ditë është zyrtarizuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 1999. Synimi i kësaj dite është ngritja e vetëdijes për gratë anekënd botës që janë viktima të përdhunimit, dhunës në familje dhe formave të tjera të dhunës.

Kjo ditë u caktua në nderim të motrave Mirabal dhe sakrificës së tyre në luftën kundër diktatorit Rafael Trujillo në Republikën Dominikane. Tri motrat Mirabal u vranë më 25 nëntor 1960 nga paramilitarët e diktatorit dominikan për shkak të aktivizimit të tyre kundër diktaturës.

Slogani i fushatës së kësaj dite për vitin 2020 është “Orange the World: Fund, Respond, Prevent, Collect!” (Bëjeni Botën Portokalli: Dhuro, Përgjigju, Parandalo, Mblidh!).

Viti 2020 në krejt botën u shoqërua nga mbylljet për shkak të pandemisë. E, kjo ka bërë që të rritet numri i rasteve të dhunës në familje. Prandaj, kjo ditë merr kuptim më të thellë sivjet, sikurse edhe mesazhi që përcjell kjo ditë.

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment