Distria Krasniqi sapo ka shkruar historinë. Xhudistja nga Kosova ka arritur të ia sjell medaljen e parë të artë vendit të saj në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Distria Krasniqi është përballur me xhudisten japoneze, Funa Tonaki në kuadër të finales së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” në kategorinë -48 kg, transmeton lajmi.net.
Kasniqi mposhti xhudisten mongole, Munkhbat Urantsetseg në gjysmëfinale ndërsa Tonaki mposhti ukrainasen, Daria Bilodid. Në fakt, Krasniqi dhe Tonaki ishin përballur në Doha Masters para gjashtë muajsh, ku Distria e kishte mposhtur japonezen për ta fituar medaljen e artë.
Përballja filloi mirë ku xhudistet ishin paksa më të kujdesshshme. Në fund të kohës së rregullt, Distria arriti që me një levizje fantastike ta mposht japonezen duke rrëmbyer medaljen e dytë të artë në histori të Kosovës. Të parën e kishte fituar, Majlinda Kelmendi vite më parë në Olimpiadën e Rio të Brazilit.



Add Comment