Gjykata e Apelit ka vendosur që ta anuloj dënimin me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Ferizajt ndaj Naser Pajazitajt, për vrasjen e Donjeta Pajazitajn.
Në maj të këtij viti, Gjykata e Ferizajt e dënoi me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, pasi e gjeti fajtor për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Anulimi i aktgjykimit të Gjykatës së Ferizajt erdhi pasi që Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtësve të të akuzuarit, gjeti se ankesa është e bazuar, pasi që sipas Apelit, aktgjykimi i Gjykatës së Ferizajt është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale e po ashtu mbështetet edhe në prova të papranueshme.Lajmi për anulimin e dënimit me burgim të përjetshëm dhe kthimin e rastit në rigjykim është bërë i ditur përmes një komunikate për media të Gjyaktës së Apelit.
Sipas Prokurorisë përderisa Donjeta Pajazitaj ishte duke shkuar në punë, i akuzuari Naser Pajazitaj ishte ndalë me veturë dhe e kishte marrë Donjetën duke e dërguar tek vendi ‘Kroi i lajthisë’, dhe më pas me dy plumba në kokë e kishte privuar nga jeta.
Gjykata e Pejës kishte kërkuar që të përjashtohet nga ky rast pasi kishte marrë dy vendime skajshmërisht të ndryshme, me njëri tjetrin, me njërin duke e liruar, kurse me vendimin tjetër e kishte dënuar me burgim të përjetshëm.
Tani, pasi Gjykata Supreme i kishte prishur të dy vendimet e Gjykatës së Pejës (edhe atë të lirimit edhe atë të dënimit me burgim të përjetshëm), lënda u gjykua në Gjykatën e Ferizajt./Kallxo.com
Add Comment