Një ngjarje e shëmtuar dhe e frikshme këto ditë ka marrë vëmendjen dhe ka ngjallur shqetësimin e shumë lexuesve, shumë prej të cilëve kanë nisur të alarmuar në drejtim të Grazetës linkun dhe fotot e kësaj që kishte ndodhur.
Në një faqe publike, dhe mjaft masive e të frekuentuar, të shitblerjes online, shitej hapur, pa frikë, pa turp, një serum që mundësonte drogimin dhe abuzimin e grave.
Për më tepër, në përshkrimin e këtij serumi, paturpësisht, ndër të tjera, përshkruhej se si ky serum ndihmon që “femrat, nën ndikimin e këtyre produkteve, të abuzohen me lehtësi prej atyre që i kanë si cak.”
Grazeta i bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë që të hetojnë dhe procedojnë këtë rast dhe rastet e tjerë si ky. Zakonisht, ata që vendosin, shesin dhe reklamojnë produkte të tilla kriminale, e bëjnë këtë gjë përmes një numri telefoni që shpesh është edhe publik. Prandaj, hetimi dhe procedimi i rasteve të këtilla duhet të fillojë sa më shpejtë.



Add Comment