Krejt-kah-pak

Rreshteri i policisë arrestohet nën dyshimet për dhunim, shantazh e fotografim të paautorizuar

Një polic është arrestuar gjatë ditës së sotme nën dyshimin për tri vepra penale.

Zyrtari policor është me gradë rreshter dhe inicialet e të njëjtit janë G.L. Sipas Kodit Penal veprat për të cilat po dyshohet rreshteri janë, dhunim, shantazh dhe fotografim/incizim i paautorizuar.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar dje se rreth një muaj më parë kishte pranuar informacione përmes rrugëve operative se një i dyshuar (zyrtar policor me gradën e rreshterit në stacionin policor në Pejë) mund të jetë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Bazuar në këto informacione, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent kishin filluar të ndërmarrin veprime hetimore/operative ndaj zyrtarit policor.

“Bazuar në dëshmitë dhe provat e mbledhura hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot në orët e mbrëmjes zyrtarin policor të përfshirë në këtë rast me dyshimin se injëjti ka kryer vepër penale dhe atë nga neni 227, 329 dhe 202i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Në vazhdën e veprimeve hetimore, operacioni ka vazhduar me bastisje në Pejë bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë ku janë gjetur dhe sekuestruar prova të ndryshme.

Të dyshuarit të arrestuar në këtë rast me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Adelina Ahmeti/kallxo.com


About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment