Krejt-kah-pak

Arsimtari dyshohet se sulmon seksualisht nxënësen në Pejë – Policia konfirmon hetimet

Një sulm seksual ka ndodhur në një shkollë fillore të një fshati në Pejë. Grazeta është në dijeni për fshatin, shkollën dhe moshën e saktë të viktimës, por për ta mbrojtur identitetin e viktimës së mitur nuk do të japim informata shtesë. Grazeta ka pranuar informata nga të afërmit e vajzës se një arsimtar me inicialet A.M., i cili është afër pensionimit, e ka sulmuar seksualisht nxënësen e mitur.

Grazeta ka kontaktuar stacionin e Policisë në Pejë, të cilët e kanë konfrimuar se rasti është duke u hetuar.