Pas raportimit të mbrëmshëm të Grazetës mbi shqetësimin e studenteve të konviktit nr. 5 rreth pranisë së një rojtari të konviktit në dhomat e tyre në orët e mesnatës, sot janë ndërmarrë masa nga drejtuesit e Qendrës së Studentëve.
Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, e konfirmoi për Grazetën se pas raportimit të Grazetës dhe pas ankesës që kanë pranuar sot nga vetë studentet, drejtuesit e Qendrës së Studentëve kanë marrë vendim për suspendimin e rojtarit të konviktit.
Po ashtu, drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, e konfirmoi për Grazetën se rasti i rojtarit në fjalë do shqyrtohet më tutje nga komisioni disiplinor.
Add Comment