Krejt-kah-pak

Studentet e konvikteve ankohen për praninë e rojeve në dhomat e tyre

Grazeta ka pranuar sonte disa ankesa nga studentet e konviktit numër 5 të Qendrës së Studentëve në Prishtinë për praninë e rojes së konviktit në dhomat e studenteve.

Burimet e Grazetës bëjnë të ditur se sot studentet kishin kërkuar më herët nga roja disa shpjegime dhe ai ka shkuar t’u përgjigjet në dhomën e tyre vetëm pas mesnatës.

Sipas burimeve të Grazetës, studentet e kanë incizuar situatën dhe do ta raportojnë nesër në Drejtorinë e Qendrës së Studentëve, duke e cilësuar këtë situatë si shqetësim.

Grazeta do t’ju mbajë të informuar rreth këtij shqetësimi të studenteve të Qendrës së Studentëve.

About the author

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment