Një polic është arrestuar gjatë ditës së sotme nën dyshimin për tri vepra penale.
Zyrtari policor është me gradë rreshter dhe inicialet e të njëjtit janë G.L. Sipas Kodit Penal veprat për të cilat po dyshohet rreshteri janë, dhunim, shantazh dhe fotografim/incizim i paautorizuar.
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar dje se rreth një muaj më parë kishte pranuar informacione përmes rrugëve operative se një i dyshuar (zyrtar policor me gradën e rreshterit në stacionin policor në Pejë) mund të jetë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.
Bazuar në këto informacione, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent kishin filluar të ndërmarrin veprime hetimore/operative ndaj zyrtarit policor.
Të dyshuarit të arrestuar në këtë rast me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Adelina Ahmeti/kallxo.com



Add Comment