Author - Hera Jakupi

Hera JakupiHera Jakupi pas përfundimit të shkollë së mesme në gjimnazin natyror në Gjilan, përfundoi dhe studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në programin Psikologji si bursiste e trefishtë. Ajo gjatë rrugëtimit akademik dhe personal shprehi interes të madh në diskursin social duke kontribuar në mënyra të ndryshme si: vullnetarizëm, hulumtim, etj.. Njëri nga
hulumtimet e saj “Përvojat e të Qenët Një I Ri Queer në Kosovë: Vështurësitë dhe Shpresat” u publikua në platformën CEL Kosova si tentim për të ndarë eksperienca më pak të hulumtuara dhe për të krijuar një hapësirë për grupet e margjinalizuara. Me përkushtimin e saj ndaj dijes, ndjeshmërinë për çështje shoqërore dhe angazhimin për të dhënë zë atyre që shpesh mbeten të padëgjuar, ajo shpreson të vazhdojë të krijojë hapësira pa gjykim për gjithësecilin.