SQARIM 16/09/2020
Dy ditë më parë, më 14 shtator 2020, Grazeta ka kërkuar përmes email-it përgjigje nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun (ZIMP) e Policisë së Kosovës për numrin e rasteve të vrasjes së grave gjatë vitit 2020. Bazuar në përgjigjen që ka dërguar ZIMP-ja e Policisë së Kosovës, rezultonte se gjatë këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 17 raste të vrasjes së grave. Bazuar në këto përgjigje, dy ditë më parë, Grazeta ka botuar artikullin “Vriten 17 gra në Kosovë në vitin 2020” ku përshkruhet ky fenomen bazuar në të dhënat e marra nga ZIMP-ja e Policisë së Kosovës.
Por, sot, më 16 shtator 2020, nga komunikimi me email me ZIMP-në e Policisë së Kosovës, Grazeta është informuar se shifrat e dërguara para dy ditëve nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Policisë së Kosovës kanë qenë të pasakta dhe nuk kanë pasur të bëjnë me rastet e vrasjes së grave.
Sipas të dhënave të reja që janë dërguar sot në email-in e Grazetës nga ZIMP-ja e Policisë së Kosovës, në vitin 2020 në Kosovë ka pasur gjashtë (6) raste të vrasjes së grave dhe jo shtatëmbëdhjetë (17) raste, siç kishte raportuar fillimisht ZIMP-ja e Policisë së Kosovës dy ditë më parë.
Grazeta posedon komunikimin e plotë me email me ZIMP-në e Policisë së Kosovës ku dëshmohet se kërkesa e Grazetës ka qenë e qartë dhe eksplicite për numrin e vrasjes së grave.
Add Comment