Krejt-kah-pak

Thirrje e hapur për t’u bashkangjitur në organizimin e “MARSHOJMË, S’FESTOJMË”

Kolektivi që organizon marshin e 8 Marsit ka bërë thirrje të hapur për t’u bashkangjitur në organizimin e sivjetshëm.

Lexoni deklaratën e plotë të organizatorëve më poshtë.

Shoqe dhe shokë,
Ju njoftojmë që takimet për organizimin e sivjetshëm të Marshojmë, s’festojmë kanë filluar dhe ftojmë të gjitha/e aktivistet/ët që duan të jenë pjesë e Kolektivit, të na bashkangjiten në takimet e ardhshme.

Nën parimin e gjithëpërfshirjes, Kolektivi bënë thirrje tek të gjitha/ë aktivistet/ët nga të gjitha rajonet, qytetet e fshatrat e Kosovës, të përkatësive identitare dhe profileve të ndryshme që të bashkangjiten në manifestimin e këtij 8 marsi.

Për shkak të rrethanave pandemike në të cilat gjendemi, mbledhjet do të mbahen në platformën Zoom.

Takimi i rradhës do të mbahet këtë të enjte duke filluar nga ora 17:00e

Vegza e takimit: https://us02web.zoom.us/j/83598466971?pwd=bm1EdGhCOVkrZjd4clpsTU5rMjdCZz09

ose: 835 9846 6971

Fjalëkalimi: 658684

Sa më shumë prej nesh që 8 marsi të jehojë rezistencë!

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment