Krejt-kah-pak

Protestë në Pejë kundër dhunës seksuale

Protestat kundër dhunës seksuale kanë filluar javën e kaluar dhe po vazhdojnë në shumë qytete të Kosovës. Këtë të hënë aktivistët kanë thirrur protestë në qytetin e Pejës.

Lexoni deklaratën e tyre të plotë:

Këtë të hënë, duke filluar nga ora 12:00, në korzën e qytetit në Pejë, protestojmë kundër ngacmimeve seksuale dhe përdhunimeve dhe kundër heshtjes institucionale.

Vetëm gjatë javës që shkoi 18 vajza e gra raportuan se kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës seksuale e ngacmimeve në Kosovë.

Ne e dijmë shumë mirë që ngacmimi seksual, sulmet seksuale e përdhunimet janë duke iu ndodhur vajzave e grave çdo kund, qoftë në shkolla, institucione publike e private.

Andaj dhe do të ngritemi në protestë, për t’i bërë ballë këtij fenomeni shqetësues dhe për të kërkuar përgjegjësi institucionale e siguri për vajzat dhe gratë.

Të protestojmë dhe të rezistojmë deri sa drejtësia për vajzat dhe gratë të vihet në vend dhe ato të jetojnë pa frikë.
#MosHesht

Eventi në rrjete sociale: https://fb.me/e/DZTJlHlf

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment