Krejt-kah-pak

Dënohet me burgim të përjetshëm kosovari që e vrau bashkëshorten në Gjermani

Gjykata Rajonale në Regensburg të Gjermanisë ka shpallur të mërkurën aktgjykim dënues për kosovarin 56-vjeçar që e kishte vrarë me thikë bashkëshorten e tij në tetor të vitit të kaluar, njofton “BR24”.

Kosovari pasi e kishte kryer veprën kishte shkuar në Polici dhe kishte deklaruar se e vrau bashkëshorten. Ai e kishte ther bashkëshorten disa herë me thikë.

Dyshohet se arsyeja e vrasjes ishte xhelozia. Por në të vërtetë në gjykatë është thënë se arsyeja e vrasjes ishte pasi i pandehuri kishte humbur “fuqinë” dhe më bashkëshortja nuk kishte frikë nga ai.

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment