Menstruacionet janë po aq fenomen i natyrshëm sa frymëmarrja apo tretja, duke prekur më shumë se gjysmën e popullsisë së botës një herë në muaj.
Sidoqoftë, tema e menstruacioneve mbetet temë tabu në Kosovë, përplot paragjykime, qëndrime negative dhe stigmë.
Nisma e edukimit përmes animacionit e quajtur “Videosinteza” kanë përgatitur një animacion në lidhje me ciklin menstrual që synon jo vetëm t’i thyejë tabutë dhe paragjykimet rreth kësaj teme, por edhe t’i informojnë të rinjtë e të rejat se çfarë ndodhë gjatë ciklit.
Në video shikuesit mund të kuptojnë çka janë menstruacionet, kur shfaqen ato, pse shfaqen dhe si ndodhë procesi i tërë. Përmes videos shikuesit gjithashtu mund të kuptojnë se çfarë simptome shfaqen gjatë ciklit, si duhet të mirëbahet higjiena personale gjatë ciklit, çfarë ndikime hormonale mund të sjellë cikli dhe shumë informacione të nevojshme për çdo person që po e përjeton menstruimin e parë ose dëshiron të jetë e përgaditur kur ndodh ky proces natyral.
Videon mund ta gjeni më poshtë.



Add Comment