Krejt-kah-pak

GRA, REVOLTOHUNI! – Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist


Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist është grup i përbërë nga aktiviste/ë feministe/ë që synon avancimin e idealeve të barazisë gjinore përmes teorisë dhe praktikës feministe.

Ky grup sot ka reaguar në lidhje me abuzimin që po u bëhet grave gjersa nuk ka përgjegjësi institucionale.

Lexoni deklaratën e tyre të plotë më poshtë.

Patriarkati vazhdon t’i përdhunojë gratë teksa shteti vazhdon të heshtë. Brenda 48 orëve të fundit u medializua dhuna patriarkale ndaj grave dhe edhe një herë u vu në pah vendosshmëria e shtetit për ta mirëmbajtur atë. Një vajzë raportoi në Polici se ishte dhunuar para katër muajsh nga katër persona, dy nga të cilët i njihte. Nga ky përdhunim, viktima kishte mbetur shtatëzanë. Ndërsa një burrë tjetër u lirua pasiqë prokuroria nuk e vlerësoi mjaftueshëm të besueshëm raportimin për përdhunim.

No photo description available.

Përderisa shtëpitë, rrugët dhe institucionet të jenë të mbushura me burra që përdhunojnë dhe e normalizojnë dhunën, nuk mund të ketë siguri as qetësi për gratë e as paqe shoqërore. Në këto kushte ku gratë ndihen të pasigurta pikërisht pse janë gra, ku gratë nuk besohen dhe ku trupat e grave shfrytëzohen nga patriarkati, pamundësohet çfarëdo progresi shoqëror, përderisa dhuna dhe ky rend shtypës nuk dënohet.

No photo description available.

Përderisa avazi dhunues i shtetit vazhdon, neve na mbetet të mobilizohemi dhe t’i kundërvihemi më fuqishëm mendësisë dhe akteve shtypëse, përdhunuese e vrasëse të burrave dhe institucioneve patriarkale. Dhuna strukturore ndaj grave dhe pozicionimi i shtetit në anën e përdhunuesve dhe injorimi i skajshëm i jetës dhe sigurisë së grave, duhet luftuar me mjete politike. Bashkë, në revoltë!

No photo description available.

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment