Krejt-kah-pak

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mbushë rrugët e Vushtrrisë me grafiti feminist

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se dje aktivistet nga qyteti i Vushtrrisë së bashku me Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist, mbushën muret e qytetit me mbishkrime feministe të cilat shpërfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave.

Lexoni deklaratën e tyre të plotë:

Sonte aktivistet nga qyteti i Vushtrrisë bashkë me Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist mbushën muret e qytetit me mbishkrime feministe të cilat shpërfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave.

Duke e njohur shumësinë e formave të shtypjes së grave në kushtet e patriarkalitetit, aktivistet dhanë mesazhe revolte dhe solidariteti në luftën kundër çdo shtypjeje.

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment