Gjykatësja e Gjykatës së Lartë të ShBA-së, Ruth Bader Ginsburg, avokuese e madhe e të drejtave të grave, ka vdekur nga kanceri në moshën 87 vjeçare.
Si feministe eminente, ajo u bë figurë inspiruese për liberalët në ShBA.
Ginsburg ishte gjykatësja më e vjetër dhe gruaja e dytë që u ul në Gjykatën e Lartë, ku shërbeu për 27 vite.
Ginsburg kaloi një pjesë të konsiderueshme të karrierës së saj ligjore duke avokuar për përparim të barazisë gjinore dhe për të drejtat e grave, duke fituar argumente të shumta para Gjykatës së Lartë.
Arkitekte e luftës ligjore për të drejtat e grave në vitet ’70, Ginsburg më pas shërbeu 27 vite në gjykatën më të lartë të vendit, duke u bërë anëtarja më e shquar e saj.
Vdekja e saj do ta nis në mënyrë të pashmangshme atë që duket të jetë një betejë e trazuar politike rreth asaj se kush do ta pasojë atë, duke futur ulësen e saj të lirë të Gjykatës Supreme në qendër të vëmendjes së fushatës presidenciale në ShBA.
Add Comment