Krejt-kah-pak

Kënga që nxit abuzimin e grave bëhet hit në ‘Tik-Tok’ dhe ‘Youtube’

Dhuna ndaj grave shfaqet në forma të ndryshme të dhunës fizike, seksuale, psikologjike dhe ekonomike dhe ndodh në hapësira publike dhe private.

Por, dhuna ndaj grave shpesh vjen edhe prej këngëve dhe veprave të tjera të cilat e promovojnë dhunën.

Në vazhdën e këngëve në gjuhën shqipe që promovojnë dhunën ndaj grave, vjen kënga e radhës “Kam me të rreh moj çikë me grushta” e shoqëruar me instrumentalin e këngës së famshme “Candy Shop” të rap-artistit 50 cent.

Kënga e postuar në YouTube vjen me video të shkurtra nga platforma ‘Tik-Tok’ ku individë të shumtë këndojnë dhe vallëzojnë me këtë këngë.

Sot, aktivistë të shumtë të të drejtave të grave në Kosovë kanë bërë apel që të raportohet videoja dhe të tërhiqet nga platforma e Youtube.

Megjithatë, shumë këngë të tjera në gjuhen shqipe akoma promovojnë dhunë dhe mizogjini ndaj grave. Së bashku me të qenit viktima të dhunës në shoqëri, gratë kështu bëhen edhe viktima të dhunës në pop-kulturë.

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment