Krejt-kah-pak

Dy gra shkencëtare fitojnë çmimin Nobel për Kimi

Çmimi Nobel për Kimi këtë vit është ndarë mes francezes Dr. Emmanuelle Charpentier dhe amerikanes Dr. Jennifer Doudna, dy shkencëtaret që kanë arritur ta zhvillojnë teknikën e modifikimit të ADN-së.

Metoda e dy shkencëtareve mundëson rishkrimin e kodit të jetës dhe shërben për modifikimin e gjenit. Charpentier dhe Doudna do të marrin një medalje të artë për punën e tyre shkencore dhe një çmim në para, prej 1.1 milion dollarësh.

Është hera e parë në historinë e çmimeve Nobel që i dedikohen kimisë që dy gra ndajnë çmimin më të synuar nga kërkuesit shkencorë në të gjithë botën. Charpentier dhe Doudna do ta ndajnë këtë vit Nobelin për kiminë. Ky çmim, që prej themelimit të institucionit në vitin 1901, i është dhënë vetëm 5 grave, ndër to edhe Marie Curie.

“Gërshërët gjenetike”, që mundësojnë modifikimin e ADN-së në mënyrë të thjeshtë dhe ekonomike, deri më tani i kanë hapur rrugë shumë terapive, që kohë më parë ishin të pamundura për t’u realizuar. Duke përdorur terapi të tilla, kërkuesit mund ta ndryshojnë ADN-në e kafshëve, bimëve dhe mikro-organizmave, me saktësi të lartë. Komisioni i Nobelit ka shtuar se vetëm imagjinata mund t’i vendosë kufij aplikimeve të terapive modifikuese.

E ashtuquajtura teknikë Crispr-Cas9 është metodë për të rishkruar bazat e kodit gjenetik, e praktikuar nëpër laboratorë që në fillim të viteve të 2000-ta. Që prej asaj kohe, teknika ka revolucionarizuar punën e shkencëtarëve, duke premtuar kurimin e shumë sëmundjeve që kanë baza gjenetike. Disa eksperimentime aktualisht po zhvillohen edhe për kurimin e kancerit.

Kur dëgjoi lajmin e çmimit, Dr. Charpentier tha se ajo shpresonte që metoda e përdorimit të gërshërëve gjenetike Crispr-Cas9 për ta prerë çdo molekulë të ADN-së në një vend të paracaktuar “mund të shfrytëzohet për t’i trajtuar çrregullimet gjenetike njerëzore”.

Ajo tha se shpresonte që çmimi i ndarë në mes dy grash do të “jepte një mesazh të veçantë për vajzat e reja që dëshironin ta ndiqnin rrugën e shkencës dhe t’u tregonte atyre se miqësia mes grash mund të sjellë edhe çmime”.

“Por më e rëndësishmja, gratë në shkencë gjithashtu mund të kenë ndikim me hulumtimet e tyre,” shtoi Dr. Charpentier.

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment