Sikur sot, 45 vjet më parë, më 24 tetor 1975, 90% e grave në Islandë hynë në grevë të përgjithshme duke kërkuar barazi me burrat. Gratë punëtore qëndruan në shtëpi dhe ato që punonin në shtëpi refuzuan të gatuanin, pastronin dhe të kujdeseshin për fëmijët.
Gjatë ditës, 25 mijë qytetarë, nga një popullsi prej rreth 216 mijë banorësh sa kishte asokohe Islanda, u mblodhën për një tubim në qendër të kryeqytetit Rejkjavik. Në këtë tubim gratë dëgjuan fjalime, kënduan dhe biseduan me njëra-tjetrën për atë që mund të bënin së bashku për të arritur barazinë gjinore në Islandë.

Kjo ngjarje hyri në historinë islandeze me emrin “Kvennafrídagurinn” (Dita e pushimit të grave). Si rezultat i presionit të kësaj greve, Parlamenti i Islandës u shtrëngua ta kalonte ligjin që garantonte të drejta të barabarta mes gjinive.
Sot Islanda e ka pabarazinë më të ulët gjinore në botë. Megjithatë, akoma gratë fitojnë vetëm 80% të pagave të burrave, kështu që diskriminimi, si edhe lufta kundër tij, vazhdon edhe sot.




Add Comment