Krejt-kah-pak

Të drejtat e grave në rrezik: Aborti shpallet antikushtetues në Poloni

Piotr Lapinski/NurPhoto/Getty Images

Gjykata e Lartë në Poloni i ka shpallur antikushtetuese abortet për shkak të defekteve fetale, duke e bërë kështu abortin në vend pothuajse të paligjshëm. Ky vendim ka sjellë protesta në kryeqytetin e Varshavës. Ligjet e abortit në Poloni ishin ndër më të rreptat në Evropë dhe vlerësohet se rreth 100 mijë gra kërkojnë një ndërprerje të shtatzanisë jashtë vendit çdo vit për të shmangur ligjet e rrepta.

Polonia që kishte disa nga ligjet më strikte të abortit në Evropë, tani do ta lejojë procedurën të bëhet vetëm në rastet e incestit, përdhunimit ose nëse jeta e nënës është në rrezik si pasojë e shtatzanisë. Propozimi i qeverisë konservatore u rrëzua nga Parlamenti, por u miratua nga gjykata më e lartë e Polonisë.

Lëvizja e cila kërkonte që ligji për abortin të ashpërsohej edhe më shumë është nisur prej muajsh nga qeveria populiste e Polonisë dhe ka ngritur alarmin mes grave që luftojnë për të drejtat e tyre dhe për të drejtat e njeriut.
Rreth 98% e aborteve në Poloni janë bërë për shkak të defekteve fetale të fëmijëve. Kësisoj, ligji i ri i jep fund pothuajse të gjitha rasteve kur kjo procedurë lejohet të bëhet. Pra, një grua do të duhet ta mbajë fëmijën edhe nëse e di që fëmija nuk do t’i mbijetojë lindjes.

Ky vendim është dënuar nga Komisionerja e të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatovic, e cila e quajti ditën kur u miratua vendimi si “një ditë të trishtë për të gjitha gratë”.
Me qindra persona u mblodhën në shtëpinë e kryetarit të një prej partive në pushtet, Jaroslaw Kaczynski, i cili konsiderohet si nismëtar i lëvizjes, pavarësisht se nuk është as kryeministër dhe as president. Disa mbanin qirinj e të tjerë pankarta ku shkruhej “torturë”. Vendimi nga Gjykata çoi në protesta edhe në qytete të tjera në të gjithë Poloninë të enjten në mbrëmje, duke përfshirë qytetet e Krakovit, Lodzit dhe Szczecinit.

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment